LAJMI I FUNDIT:

Ky stil i flokëve sivjet e ka pushtuar botën: Për herë të parë ky stil ishte modern që në vitet 1950

Ky stil i flokëve sivjet e ka pushtuar botën: Për herë të parë ky stil ishte modern që në vitet 1950

Pikërisht ky stil i flokëve i ka bërë aq femërore

Para kësaj, ky stil i flokëve të shkurtër u ishte dedikuar vetëm meshkujve, por tani po ndodhin ndryshime

Frida Kahlo në autoportret ka pikturuar veten me flokë të shkurtër pasi që ishte divorcuar nga bashkëshorti.


Njëra ndër ato femra që me plot vetëbesim ka bartur flokë të shkurtër ishte edhe Audrey Hepburn.

Pikërisht ky stil i flokëve e ka bërë atë aq femërore, transmeton Telegrafi.

Prerje e shkurtër e flokëve në anën e pasme dhe anash, dhe pak më të gjatë në pjesën e përparme, është përshkrim i modelit të flokëve pixie.

Halle Berry, Rihanna, Victoria Beckham, Emma Watson mbajnë flokët e shkurtër në mënyrën më të mirë.

Është ideale për ato femra të cilat nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë kohë për rregullimin e flokëve të gjatë.

Do të nxjerrë në pah linjat e fytyrës suaj në mënyrën më të mirë, ndërsa varësisht nga forma ekzistojnë variante të ndryshme të stilit pixie. /Telegrafi/