LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nga Deçani: Ushtria e Kosovës në NATO deri në vitin 2024 ose referendum për union me Shqipërinë

Haradinaj nga Deçani: Ushtria e Kosovës në NATO deri në vitin 2024 ose referendum për union me Shqipërinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë prezent sot në tubimin qendror në Deçan.

I pritur nga mijëra simpatizantë, Haradinaj ka folur për planet e AAK-së për ekonominë, shëndetësinë dhe politikën e jashtme.

Haradinaj, që është edhe kandidat për President, ka kapur edhe temën e dialogut me Serbinë.


“Punët e vështira të Kosovës i kanë ra në hise Deçanit dhe i ka kry Deçani, i ka kry qysh duhet. Edhe i ka kry edhe i ka ulë kryet, pra nuk është lavdëruar gjithë̈ kohën se i kryem ne punët. Edhe punët që kanë mbetur për t’u kryer kemi me i kry, për me e kry borxhin që ia kemi vendit tonë”, tha fillimisht Haradinaj.

“Vuçiq mendon se duke flirtuar me Rusinë e Kinën, Amerika dhe aleatët tanë perëndimor kanë me e marrë me të mirë, por gabon. Serbia ka mujtë me qenë në BE para shumë vjetëve dhe me u zhvillu, por ai e ka lënë popullin e vet keq. Ndërsa ne si Kosovë e dimë se ku po duam të shkojmë, pra i kemi aleatët dhe synimet e qarta”, theksoi ai, thuhet në njoftim.

Haradinaj theks të veçantë në fjalimin e tij i dha anëtarësimit në NATO.

“Ne po dojmë një kontratë kohore që ka të bëjë me hyrjen në NATO. Jemi në vitin e tretë të konsolidimit të ushtrisë sonë, plan ky që e kemi bë me Amerikën dhe është plan 10-vjeçar”, tha Haradinaj.

“Planet janë që në vitin 2024 ushtria e Kosovës të jetë e gatshme për anëtarësim në NATO. Nëse deri në këtë vit, kur ne i kemi përfunduar përgatitjet tona nuk janë hequr pengesat politike që vijnë nga Serbia, atëherë jam i bindur se aleatët tanë do ta shqyrtojnë seriozisht opsionin që unë e kam propozuar, që ne me kalu në rrugën tjetër tonën, e që është referendumi për union me Shqipërinë”, deklaroi Haradinaj teksa salla u elektrizua pas këtij zotimi të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Lajme
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

Siguri
Kalo në kategori