LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetja Viola Von Cramon kërkon transferimin e luanit “Gjoni”, reagon Qeveria e Kosovës

Eurodeputetja Viola Von Cramon kërkon transferimin e luanit “Gjoni”, reagon Qeveria e Kosovës

Ditë më parë, Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur në lidhje me luanin “Gjoni”,  i cili është mbajtur ilegalisht në një restorant të këtij qyteti.

Gjykata Themelore në Gjilan, ka urdhëruar autoritetet përkatëse që të zhvendosin luanin nga kafazi, dhe t’i bëhej një zgjidhje e përshtatshme jashtë Kosovës, përcjell Telegrafi.

Por deri tani, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit edhe nuk ka marrë ndonjë veprim konkret. E, për këtë ka reaguar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.


Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon ka kërkuar që sa më shpejtë të bëhet transferimi i luanit për në Shqipëri.

“Ministritë e Kosovës dhe Shqipërisë nuk e kanë autorizuar transportin e tij. I bëj thirrje ministrive të veprojnë menjëherë”, thuhet në reagim.

Pas kësaj, ka reaguar edhe ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, i cili ka thënë se mirëpret interesimin e raportueses për fatin e luanit “Gjoni”.

Nitaj ka sqaruar se pse nuk ka ndodhur ende transferimi i tij.

“E njoftoje opinion publik dhe znj. Von Cramon që Ministria që drejtoj i ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm proceduralë e ligjorë për lirimin dhe transferimin e tij në një vend ku luani ‘Gjoni’, do të trajtohej në përputhje me normat e kërkuara. Tashme kemi një vendim të Gjykatës për sekuestrimin dhe transferimin e tij në një vend tjetër, por fatkeqësisht Kosova nuk është nënshkruese e Konventës CITES për qarkullim ndërkufitar të llojeve të kafshëve, andaj ne kemi kërkuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë që të mundësojnë transferimin e luanit “Gjoni”, përmes Shtetit Shqiptar, prej nga dhe është kontrabanduar në Kosovë i njëjti”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se “jam në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin shqiptar, Klosi, dhe me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë dhe jemi në pritje të përfundimit
të dokumentacionit të nevojshëm nga Shteti Shqiptar që kjo çështje të mbyllet”.

“Shpreh keqardhjen që një problem kaq i lehtë ka kërkuar kaq shumë kohë për t’i gjetur zgjidhje, kjo edhe për shkak të pengesave që ka shteti i Kosovës në raport me konventat e caktuara.
Njëkohësisht shpreh mirënjohjen time për Fondacionin “Four Paws” që ka shprehur gatishmërinë që të merr përsipër organizimin e transportit të luanit “Gjoni”, nga Kosova në një vend të tretë, në këtë rast në Holandë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori