Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të martën, në tubimin zgjedhor në Rahovec, se qytetarët e Kosovës nuk duhet të mashtrohen më 14 shkurt, nga njerëzit që shpërndajnë shirita të kuq rrugëve.
“Mos u mashtroni. Merreni shembull Prizrenin që qeveriset nga ata që vendosin shirita të kuq rrugëve, që është shenjë e sistemeve komuniste. Merreni shembull Podujevën, ku kryetari i ri është denoncuar nga një qytetarë për sulm fizik. Pra shihni çfarë shembujsh keni nga ata që po pretendojnë ta qeverisin Kosovës. Unë dua të them më zë të qartë se vetëm LDK, garanton qeverisje normale në këtë vend, e kemi dëshmuar këtë pasi kemi qeverisur me integritet të lartë gjithmonë dhe duke qenë në shërbim të qytetarëve”, tha Hoti, thuhet në njoftimin për media.
Kandidati i LDK-së, para rahovecianëve, shpalosi detaje nga plani për qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare, duke u fokusuar në bujqësi.
“Ne ju kemi dalë në ballë premtimeve tona. Kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi që filluan të shpërndahen sot. Në vazhdim kemi plan ambicioz në bujqësi, me projektin për sistemin e ujitjes së tokave bujqësore që do të bëjë revolucion në këtë sektor”, tha Hoti.
Ai foli edhe për të arriturat e qeverisjes së LDK-së, të cilat sipas tij, janë garanci për fitore më 14 shkurt.
“E kemi hapur vendin ndaj miqve tanë, dhe sikur i qon zoti të mirat një nga një, të vjen mbështetja amerikane për ushtrinë, marrëveshja për 1 miliardë euro investime, njohja nga Izraeli etj. Me mënyrën si qeverisim kemi me i heq vizat në këtë vit. Neve na besojnë kudo në Evropë. Jemi në rrugë të mbarë dhe jam i bindur pas takimeve të shumta në terren, se të dielën do ta mbyllim me fitore, sepse i kemi thënë të gjitha të vërtetat të cilat janë kuptuar drejt nga qytetarët”, tha Hoti, duke shtuar se më 14 shkurt bujqit, stafi shëndetësore, bizneset dhe të gjitha kategoritë, nuk kanë arsye me votu dikën tjetër përveç numrit 132 dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A