LAJMI I FUNDIT:

Pjesë e listës së AAK-së për deputet do të jetë edhe ndërmarrësi, Ismet Shamolli

Pjesë e listës së AAK-së për deputet do të jetë edhe ndërmarrësi, Ismet Shamolli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë publik edhe një kandidat për deputet.

Haradinaj ka bërë të ditur se biznesmeni, Ismet Shamolli, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet. Ai tutje ka përshkruar më gjerësisht aktivitetin e tij jetësor dhe formimin profesional.

“Ismet Shamolli, ndërmarrës, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ismeti ka filluar studimet në Prishtinë dhe i ka përfunduar në Gjermani, në degën Elektronikë dhe Makineri. Pasi kthehet në Kosovë, aktiviteti i tij atdhetar, do të bie në sy të organeve serbe. Ai do të dënohet disa herë me burg, në vitin 1986 në Gjilan, 1989 në Ferizaj, ndërsa pasi i konfirmohet dënimi me pesëmbëdhjetë vite burg, ai ikën në vitin 1991 në Tiranë. Ismet Shamolli njihet për vepra bamirësie. Në fund të viteve të ’80-ta, ai hapi ‘Mullirin Popullor’ në Vërban të Vitisë, ku deri në 20% të prodhimit ipej për nevojtarët. Aktivitetet e bamirësisë i vazhdon edhe në Tiranë, në vlera shumë të mëdha, ku pozicionohet edhe në ndihmë për Luftën Çlirimtare. Pas çlirimit, ai hapi shumë vende pune, në sektorin e ndërtimtarisë, biznes që e vazhdon me shumë sukses. Rrugëtimi i tij jetësor patriotik, ia bëri më të lehtë vendimin për inkuadrim në Aleancë. Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe, Ismet Shamolli”, ka shkruar Haradinaj.


Në trend Lajme

Më shumë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Lajme
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Kalo në kategori