Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të martën, në tubimin zgjedhor në Malishevë se kundërshtarët e LDK-së në këtë proces zgjedhor janë njerëzit që i kanë kundërshtuar vazhdimisht proceset e rëndësishme që ka kaluar Kosova në 30 vitet e fundit.
“Këta që i kemi në garë nuk janë të sotëm, i kemi pas pengesë në rrugën e shtet-ndërtimit qe 30 vjet, kanë qenë pakicë që nga kanë bërë pengesa në procesin e shtet-ndërtimit. Disa që këta të majtit i kanë idol, bënin thirrje që për të dalë në zgjedhjet e Serbisë. Janë vra njerëz për më e kundërshtuar Planin e Ahtisarit, njëjtë na e kanë bërë edhe Marrëveshjen e Uashingtonit, veç s’kanë pas guxim me na sjell dhunë siç bënë për çështjen e kauzës së rreme të demarkacionit. Marrëveshja e Uashingtonit e fuqizon shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Hoti.
Kandidati i LDK-së tha se nuk ka qytetarë në Kosovës që nuk i dinë arsyet pse u rrëzua qeveria e kaluar, sikur që nuk ka qytetarë që nuk i dinë punët e mira që i ka kryer qeveria e drejtuar nga LDK në këta muajt e fundit.
“E kemi gjet këtë vend të izoluar me sanksione ekonomike nga SHBA, nga kërcënimi për tërheqjen e trupave amerikane, e kemi mbyll vitin me vendimin që FSK të dërgohet në misione paqeruajtëse dhe vendimin tjetër për investime amerikane në vlerë 1 miliardë euro. Në fushatë ishim kur e morëm njohjen nga Izraeli që është rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, për të cilën jemi sharë në mënyrë të vazhdueshme”, tha Hoti.
Ai u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës do ta vlerësojnë punën e LDK-së më datën 14 shkurt.
“Nuk ka qytetarë që s’kanë përfituar nga ndihmat e shtetit, qoftë ata me ndihma, sociale, bujqit, bizneset, mjekët, arsimtarët etj. Më 14 shkurt këtë të diele ne do të festojmë, sepse kanë me na votu bizneset, bujqit, arsimtarë, mjekët, të gjithë pa përjashtim”, tha Hoti, duke i ftuar malishevasit që të bashkohen me LDK-në në numrin 132.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A