LAJMI I FUNDIT:

BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: Presim zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente

BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: Presim zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente

Edhe disa ditë kanë mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, për të cilat zgjedhje nga Bashkimi Evropian (BE) thonë se presin zgjedhje të besueshme, gjithpërfshirëse dhe tranparente.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog në një intervistë për Këshillin  e Investitorëve ka thënë se menjëherë pas zgjedhjeve duhet të formohet qeveria në mënyrë që ti bartën përgjegjësitë shtetërore.

“Duke qenë se data e zgjedhjeve është duke u afruar, ne presim zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente dhe në përputhje me standardet më të mira. Është thelbësore që periudha e pas zgjedhjeve të sjell shpejt institucionet e reja, posaçërisht formimin e Qeverisë në mënyrë që t’i barten përgjegjësitë menjëherë”, ka thënë  ambasadori i BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog.


Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen të dielën, më 14 shkurt. /Telegrafi/