LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja tregon si do të votojnë personat e infektuar me coronavirus

KQZ-ja tregon si do të votojnë personat e infektuar me coronavirus

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes ekipeve mobile do tu mundësojë qytetarëve të Kosovës të cilët janë të infektuar me COVID-19, që të votojnë në ditën e zgjedhjeve.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, KQZ-ja ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin të infektuarit të cilët shprehin vullnetin që të votojnë.

Përveç se duhet të respektohen masat antiCOVID, duhet që gjatë votimit të ruhet edhe fshehtësia e votës, për çka KQZ-ja këtyre votuesve do tu ofrojë një zarf në të cilin këta votues duhet ta vendosin fletëvotimin.


Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni linjën ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.

Njoftimi i plotë:

KQZ do t’i kontaktojë të gjithë qytetarët të cilët janë në listen e IKSHPK, deri me datën 26 nëntor si

persona të infektuar me COVID – 19 dhe ata që janë në vetizolim, pa pasur nevojë për ndonjë

regjistrim paraprak.

 Për të votuar, qytetarëve të infektuar me COVID -19 dhe ata që janë në vetizolim, u dërgohet

ekipi lëvizës në adresën e votuesit të regjistruar për të votuar;

 Anëtarët e ekipit lëvizës do të jenë të pajisur me maskë, mantel, dorëza dhe mjete për

dezinfektim;

 Nëse ju si votues nuk keni pajisje mbrojtëse në shtëpi, ekipi lëvizës do t’iu sigurojë maskë

dhe dorëza për mbrojtje gjatë votimit;

 Me qëllim të identifikimit, votuesi e tregon një dokument të vlefshëm identifikimi para ekipit

lëvizës dhe largon maskën në kohë të shkurtër derisa të identifikohet;

 Nënshkruheni në listën votuese;

 Para se të merrni fletëvotimin, ju duhet t’i dezinfektoni duart;

 Së bashku me fletëvotimin, ekipi lëvizës do t’iu jap një zarf të veçantë për të vendosur

fletëvotimin, në mënyrë që të ruani fshehtësinë e votës;

 Ju duhet të keni hapësirë për të votuar në mënyrë të fshehtë dhe të pavaruar;

 Pasi të keni votuar, fletëvotimin e vendosni në zarf të veçantë, të cilin e mbyllni dhe e

vendosni në kutinë e votimit;

 Pas votimit, ju duhet që sërish t’i dezinfektoni duart;

 Me qëllim të mbrojtjes së identitetit të votuesve të infektuar me COVID – 19 dhe votuesve të

izoluar, nuk do të lejohet fotografimi dhe filmimi i procesit të votimit;

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të

domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555. /Telegrafi/