LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët po humbin shumë penallti, Pep befason me deklaratën e tij: Nga ndeshja tjetër do t’i gjuaj Ederson

Futbollistët po humbin shumë penallti, Pep befason me deklaratën e tij: Nga ndeshja tjetër do t’i gjuaj Ederson

Manchester City ka fituar me rezultat 1-4 në udhëtim te Liverpooli.

Kjo epërsi ka mundur të jetë edhe më e thellë, sikur mesfushori gjerman Ilkay Gundogan të shënonte nga penalltia që e humbi në pjesën e parë.


Pep ka thënë se ndeshja ndaj Liverpoolit kishte emocione të mëdha, por që skuadra e tij reagoi mirë pas golit të barazimit që shënuan vendasit.

“Ndeshja kishte shumë emocione. Gundogan humbi një penallti, është bërë si një rutinë kundër tyre. Në pjesën e dytë, me mënyrën se si reaguam pas golit të barazimit bëri diferencën. E dimë që duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë dy muajt e fundit”, tha Guardiola.

Tutje trajneri katalunas ka deklaruar se shpreson që ndeshjen tjetër kur ta fitojnë në Anfield të ndodh me tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.

“Për shumë vite nuk kemi qenë në gjendje që të fitojmë këtu. Herën tjetër shpresojmë ta bëjmë me tifozë. ‘Anfield’ është shumë frikësues”, vazhdoi Pep.

Rekordi i penalltive të Cityt nuk është më i miri i mundshëm dhe trajneri katalanas po mendon seriozisht t’ia dorëzojë këtë detyrë portierit Ederson, i cili e ka shprehur gjithnjë si dëshirë për të goditur ai.

“Penalltitë janë një problem që kemi. Është e rëndësishme që në momente vendimtare të mos i humbim ato dhe nuk ka rëndësi se kush ekzekuton. Sërish po mendoj që t’i gjuajë Edersoni. Ai mund të jetë gjuajtësi i penalltisë së ardhshme”, ka deklaruar Pep Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori