LAJMI I FUNDIT:

Gjermania vendos rregulla të reja për udhëtarët nga Kosova

Gjermania vendos rregulla të reja për udhëtarët nga Kosova

Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka njoftuar qytetarët për rregulla e reja që ka vendosur shteti gjerman për udhëtarët nga Kosova.

Ambasada bën të ditur se të gjithë udhëtarët që hyjnë nga Kosova në Gjermani duhet të paraqesin rezultatin negativ për COVID-19, i cili duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë, transmeton Telegrafi.

Përveç testit për COVID-19, udhëtarët duhet të respektojnë edhe disa rregulla të reja.


Më poshtë, njoftimi i plotë i ambasadës së Kosovës në Gjermani;

– Udhëzime për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas: Detyrim për testim para udhëtimit (të sërishëm) hyrës nga Kosova për në Gjermani 

– Kosova edhe më tej në Gjermani është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë për COVID-19. Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit vlen:

DETYRIMI PËR TESTIM: Udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës kanë qëndruar në Kosovë, duhet që para hyrjes në Gjermani të paraqesin një rezultat negativ të testimit për COVID-19, i cili duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë.

REGJISTRIMI I UDHËTIMIT HYRËS: para udhëtimit ju duhet të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit.

DETYRIMI PËR IZOLIM: Pas hyrjes në Gjermani duhet të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj, aty parimisht t’i nënshtroheni karantinës/vetë-izolimit 10-ditor. Me rëndësi: Detyrimi për izolim nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani, por mund të shkurtohet vetëm nga një rezultat negativ i një testi COVID-19, i bërë më së heri  në ditën e pestë të karantinës (Strategjia dy teste).

• Me rëndësi: Rregullat e izolimit nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit, të kushtëzuara nga COVID-19.

Ju lutemi informohuni lidhur me kufizimet e udhëtimeve që vlejnë për Kosovën:

• Aktualisht nënshtetasit e huaj nga vende, të cilat nga ECDC janë kategorizuar si vende me rrezikshmëri të lartë, me rastin e udhëtimit në Kosovë duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit). Kjo vlen edhe për udhëtarët nga Gjermania.

• Nënshtetasit kosovarë, pavarësisht vendbanimit, janë të obliguar që para udhëtimit hyrës, të paraqesin një test aktual negativ për VOCID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit), ose t’i nënshtrohen një vetë-izolimi/karantine prej 7 ditor/e.

Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron shmangien e udhëtimeve jo të domosdoshme në rajonet me rrezikshmëri të lartë. Në qoftë se megjithatë planifikoni të udhëtoni, kujdesuni patjetër, që dokumentet gjermane të udhëtimit, si pasaporta, letërnjoftimi, gjegjësisht titulli i leje-qëndrimit tuaj të kenë vlefshmëri të mjaftueshme, edhe në rast se udhëtimi i juaj kthyes shtyhet pa parashikim. Për shkak të kufizimeve të qarkullimit të klientëve që janë shkaktuar nga pandemia, kërkesat për dhe lëshimi i dokumenteve zëvendësuese të pasaportave të udhëtimit nga ambasada eventualisht mund të zgjasin më shumë se sa zakonisht.

Ju lutem informohuni rreth rregullave të sakta dhe kufizimeve të jetës publike që kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19 në republikën federale që është destinacioni  juaj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin

Lajme
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?

Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?

Lajme
Kooperativa

Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Lajme
Kalo në kategori