Fëmijët nuk thonë që janë anksiozë, por e tregojnë këtë në shumë mënyra. Kur duhet të shqetësoheni?
Fëmija do të ankohet se u dhemb barku dhe vërtet do t’i dhembë barku, mirëpo shkaktari i dhembjes mund të jetë i natyrës psikike
Studimi të cilin e ka publikuar Child Mind Institute ka treguar që dhjetë për qind e 30.000 fëmijëve të anketuar nën moshën 18-vjeçare përjetuan një formë të çrregullimit anksioz.
Tetëdhjetë për qind e tyre nuk morën ndonjë ndihmë ose terapi, transmeton Telegrafi.
Nëse rasti nuk vlerësohet në kohën e duhur për të zbutur këto shenja mund të shkaktojë probleme me shëndetin mendor të fëmijës.
Arsyeja kryesore për shkak të së cilës te fëmijët nuk trajtohet anksioziteti është e vështirë të zbulohet edhe për shkak se fëmijët rrallë tregojnë ndjenja, më së shpeshti për shkak se as vetë nuk dinë t’i artikulojnë dhe t’i kuptojnë emocionet.
Mirëpo, ekziston një ndër shenjat kryesore që mund të tregojnë që fëmija është anksiozë – dhembja e barkut.
Fëmija do të ankohet për dhembje në bark dhe vërtet barku i dhemb. Në raste të tilla, prindi duhet të flasë me fëmijën dhe të përpiqet të zbulojë atë që e shqetëson. Kuptueshmëria e llojit të ankthit është një nga gjërat më parësore që prindi duhet të bëj.
Shenja të tjera të ankthit tek fëmijët janë mungesa e oreksit sepse ankthi ngadalëson metabolizmin dhe tretjen, lodhje të vazhdueshme, probleme me gjumë, dhimbje koke, dhimbje gjoksi dhe probleme me frymëmarrjen.
Shenjat e ankthit tek fëmijët janë nga më të ndryshmet dallim bën edhe temperamenti fëmijës dhe mënyra se si fëmija i manifeston.
Fëmijët që vuajnë nga ankthi mund të refuzojnë të shkojnë në shkollë ose të shoqërohen me miqtë, ata nuk mund të jenë në gjendje të përqendrohen dhe të pushojnë, ose mund të jenë shumë nervozë dhe t’i marrin gjërat shumë personalisht. Fëmijët anksiozë nuk duan të jenë vetëm.
Shkaqet e ankthit tek fëmijët janë të shumta. Nga mosha gjashtë muajsh deri në tre vjet, ka një frikë të theksuar nga ndarja, fëmijët parashkollorë mund të kenë frikë nga kafshë të ndryshme, insektet, shkolla ose errësira, ata pak më të rritur do të kenë frikë nga testet e shkollës, ndërsa nëse kanë probleme të komunikojnë me moshatarët, ata do të shmangin shoqërinë.
Fëmijët me ankth mund të kenë jetë të lumtur në rast se ndërhyhet në kohë. Në momentet që simptomat klinike janë të ashpërsuara, rezulton e nevojshme mjekimi farmakologjik i dhënë nga mjeku psikiatër për fëmijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa lindje me operacion mund të ketë një grua?
Pse partneri juaj ka qejf t’i shikojë femrat tjera?
Ja si duket në të vërtetë një prerje cezariane: Çdo detaj regjistrohet, nga prerja e parë deri te qepja e fundit
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri
Kujdesi për këmbët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron