LAJMI I FUNDIT:

Conte reagon pas videos që iu bë virale

Conte reagon pas videos që iu bë virale

Antonio Conte bëri shaka se ai ‘fatmirësisht do të jetë në stol për ndeshjen tjetër’ pasi një video e tij duke bërtitur në telefonin e vëllait të tij u bë viral.

Conte po vuante ndeshjen e fundit të një dënimi prej dy ndeshjesh në Artemio Franchi ku Interi u përball me Fiorentinën të premten.

Ai u kap nga kamera gjatë minutave të fundit së bashku me vëllanë e tij Gianluca, i cili kishte kufje të lidhura në telefon.


Duket se ai ndjeu që mesazhi nuk po shkonte aq mirë sa duhet, kështu që kapi pjesën e mikrofonit të kufjeve dhe bërtiti në to.

Kjo video u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk mungoi reagimi i trajnerit italian.

Tekniku i Interit shpërndau videon në Instagram dhe bëri shaka duke shkruar: “Fatmirësisht, do të jem në stol për ndeshjen tjetër”. /Telegrafi/