LAJMI I FUNDIT:

Foshnja vdes pas ritualit ortodoks të pagëzimit në Rumani

Foshnja vdes pas ritualit ortodoks të pagëzimit në Rumani

Kisha Ortodokse në Rumani po përballet me një presion në rritje për të ndryshuar ritualet e pagëzimit, pasi një foshnjë ndërroi jetë pas një ceremonie që kërkon zhytjen e foshnjave tre herë në ujë të shenjtë.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, foshnja gjashtëjavëshe pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë të hënën por vdiq disa orë më vonë, derisa edhe autopsia zbuloi lëngun në mushkëritë e tij.


Lidhur me këtë rast, prokurorët kanë hapur një hetim vrasjeje pa paramendim kundër priftit në qytetin veri-lindor të Suceavas.

Një peticion në internet që bën thirrje për ndryshime në ritual kishte mbledhur më shumë se 56 mijë nënshkrime deri të enjten në mbrëmje.

“Vdekja e një foshnje të porsalindur për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe”, thuhet në një mesazh të peticionit.

“Ky rrezik duhet të përjashtohet që gëzimi i pagëzimit të triumfojë”, përçonte mesazhi.

Mediet lokale raportuan disa incidente të ngjashme në vitet e fundit.

Zëdhënësi i kishës Vasile Banescu tha se priftërinjtë mund të hedhin pak ujë në ballin e foshnjës në vend të zhytjes së plotë.

Por Kryepeshkopi Teodosie, udhëheqësi i krahut tradicionalist i Kishës, tha se rituali nuk do të ndryshonte.

Më shumë se 80 për qind e rumunëve janë ortodoksë dhe Kisha është një nga institucionet më të besuara, sipas sondazheve të fundit të opinioneve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori