LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nga Mitrovica: Vuçiq po i përdorë serbët e Kosovës për pushtetin e tij politik në Serbi

Haradinaj nga Mitrovica: Vuçiq po i përdorë serbët e Kosovës për pushtetin e tij politik në Serbi

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Mitrovica po shfrytëzohet për lojëra të ndyta të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj tha se propaganda e Vuçiqit është duke e penguar integrimin e komunitetit serb në Kosovë.

“Mitrovica është shembull për lojën e ndytë të Vuçiqit. Ai po promovon frikë dhe kërcënim midis pakicës serbe në vendin tonë, duke ndërhyrë vazhdimisht në çështjet tona të brendshme. Propaganda e tij e luftës po e pengon integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Ai ka vite që i përdor serbët e Kosovës për pushtetin e tij politik në Serbi”, tha Haradinaj në tubimin elektoral të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të mbajtur sot në Mitrovicë.


Haradinaj ka thënë se kërcënimet e vazhdueshme nga presidenti serb, e kanë penguar edhe rrugëtimin e vet Serbisë për të qenë në familjen e shteteve dhe kombeve.

“Vuçiq nuk është mjaftuar me kaq. Në vazhdimësi e ka kërcënuar Kosovën dhe e ka pengu në rrugëtimin e vet për të qenë e barabartë në familjen e shteteve dhe kombeve”, ka thënë Haradinaj gjatë adresimit para qytetarëve në Mitrovicë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori