LAJMI I FUNDIT:

Ajdari: Pendarovski na ka thënë se nëse mësohet e vërteta për “Monstrën”, mund të ketë luftë

Ajdari: Pendarovski na ka thënë se nëse mësohet e vërteta për “Monstrën”, mund të ketë luftë

Familjari i të akuzuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, në një intervistë për TV21, tha se presidenti Stevo Pendarovski i ka thënë se “nëse merret vesh e vërteta për Monstrën, mund të ketë luftë”.

Ajdari tha se këtë Pendarovski ia ka thënë gjatë kohës së “Revolucionit laraman” në vitin 2016 para Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Gjatë protestave të ‘Revolucionit laraman’ para Kuvendit jemi takuar me tashmë presidentin Stevo Pendarovski dhe e kemi pyetur se çfarë ndodh me ‘bombat’ për ‘Monstrën’. Pendarovski na tha: ‘në një takim ka marrë pjesë një amerikan, i cili më ka thënë se e vërteta për Monstrën do të nxit luftë. Pasi ta marrën vesh qytetarët cilët janë vrasësit e vërtetë, atëherë edhe shqiptarët edhe maqedonasit do të shkojnë para qeverisë dhe do të ketë gjakderdhje, pasi do ta kapin për fyti Gruevskin dhe do ta pyesin pse e ka urdhëruar këtë akt monstruoz'”, tha Ajdari duke e cituar Pendarovskin.

Ai shtoi se këtë mund ta thotë edhe në ballafaqim me presidentin dhe se për këtë ka edhe dëshmitarë.

Ndryshe, Bedri Ajdari është edhe organizator i protestave që u mbajtën të premten e kaluar në Shkup, ku u kërkua drejtësi për rastin “Monstra”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori