LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm fletëvotimin ku është votuar Albin Kurti

Konjufca: Asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm fletëvotimin ku është votuar Albin Kurti

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se qytetarët pa asnjë problem mund ta votojnë Albin Kurtin.

Sipas tij, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm fletëvotimin ku është votuar edhe Albin Kurti.

Konjufca ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese, KQZ-në dhe PZAP se punojnë me direktiva.


“Me telefona politik punojnë, Gjykata Kushtetuese, Valdete Daka e PZAP”, tha ai.

Konjufca ka thënë se moscertifikimi i Kurtit në këto zgjedhje ka qenë vendim i padrejtë.

“Po e kanë hequr dhe ky ka qenë njëri prej vendimeve më të padrejta në garën politike të pasluftës. Ne nuk ndërruam renditjen sepse ajo supozon që t’i japim të drejtë KQZ-së. Unë mendoj që KQZ nuk ka pasur të drejtë. Esenca e vendimit të supremes është që Kushtetuesja nuk e ka mirë por nuk kemi çka me ba”.

“Gjykata kushtetuese nuk është zot në këtë vend. Ajo i nënshtrohet vullnetit të sovranitetit popullor, dhe prej tij ndërtohet parlamenti. Qytetarët e votojnë numrin 1 pa kurrfarë problemi, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm atë fletëvotim”, tha Konjufca në Prime Time të Kanl10.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori