LAJMI I FUNDIT:

Në repartet infektive të Maqedonisë po mjekohen 589 pacientë me Kovid-19

Në repartet infektive të Maqedonisë po mjekohen 589 pacientë me Kovid-19

Në 24 orët e shkuara, në kovid-qendrat në spitalet e vendit është paraqitur se po mjekohen gjithsej 334 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 20 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 41 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 24 pacientë, në Veles po mjekohen 27 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 50 pacientë, në Prilep 18, në kovid-qendrën në Gostivar 15, ndërsa në Strugë 19 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 19 pacientë, në Koçan tre, në Kërçovë tetë, Kavadar 18, në Gjevgjeli tetë persona, ndërsa në Dibër 13 pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 589 dhe ka rreth 500 shtretër të lirë spitalorë në kovid-qendrat.


Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me shtretër spitalorë drejtë të cilëve ka furnizim me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë, repartet do të zgjerohen plotësisht, qëndron në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale

Lajme
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje

Lajme
Kalo në kategori