LAJMI I FUNDIT:

A ka mbaruar gara për titullin në La Liga? Shifrat nuk gënjejnë

A ka mbaruar gara për titullin në La Liga? Shifrat nuk gënjejnë

Fitorja e Atletico Madrid ndaj Cadiz i ka dhënë Los Rojiblancos një avantazh prej 10 pikësh ndaj Barcelonës dhe Real Madrid, një epërsinë në pikë që nuk është kthyer asnjëherë kur kampionati ka qenë në këtë pikë të sezonit në La Liga.

Sidoqoftë, në këto rrethana shumë të veçanta dhe me shumë ndeshje që ende nuk janë luajtur, a është i mundur rikthimi?

50 pikë të Atletico me vetëm 19 ndeshje të luajtura është një ecuri fantastike, e cila madje është më e mirë se ajo e sezonit të rekordeve të Jose Mourinho me Real Madridin.


Simeone nuk e ka kthyer vetëm një rekord, atë të Tito Vilanovas me Barcelonën, pasi Blaugrana kishin tubuar 55 pikë në këtë pikë të sezonit.

Është interesante të thuhet se djelmoshat e Diego Simeones, kanë arritur të njëjtin numër pikësh kur fituan titullin e kampionatit në edicionin 2013/14.

Do të duhej një kolaps i madh i Atletico Madridit, që të dorëzojë këtë epërsi prej 10 pikësh; ose që dy rivalët e tyre kryesor të zgjohen nga ‘gjumi’ dhe të fillojnë të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura me radhë.

A është i mundur rikthimi?

Nëse Real Madrid apo Barcelona do të jenë në gjendje të kapërcejnë hendekun e krijuar mbetet për tu parë, megjithatë duke parë statistikat nga dekadat e kaluar, dy gjigantët spanjollë padyshim do t’ia bëjnë të vështirë punën Los Colchoneros.

Në sezonin 2016/17, Barcelona ishte katër pikë prapa Real Madridit në të njëjtën pikë të sezonit, por arriti 51 pikë nga 18 ndeshjet e mbetura.

Nëse Barcelona arrin ta bëjë këtë sërish, do të kishte 91 pikë, që do të thoshte që Atletico do të duhet të performonte mirë edhe në vazhdim në gjysmën e dytë të sezonit.

Përveç kësaj, Real Madrid ka një mesatare prej 42 pikësh nga kjo pikë deri në fund të sezonit, gjë që gjithashtu do të krijonte presion mbi fqinjët e tyre.

Kërcënimet e pafund

Sezonin e kaluar ekipi i Zinedine Zidanes fitoi 12 pikë më shumë se Atletico Madridi nga xhiro 20 e tutje, megjithë Los Rojiblancos u paraqitën mirë pas pushimit të zbatuar nga COVID-19.

Të dhënat tregojnë se ka ende shumë beteja për t’u zhvilluar në La Liga derisa të kurorëzohet kampioni, dhe fakti që Barcelona ka fituar tetë nga 10 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe Real Madrid është i aftë për çdo arritje në çdo moment tregon se emocionet nuk kanë mbaruar. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Kalo në kategori