LAJMI I FUNDIT:

Gratë dhe njerëzit e bardhë po vaksinohen më shumë në SHBA

Gratë dhe njerëzit e bardhë po vaksinohen më shumë në SHBA

Njerëzit në SHBA që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 kanë më shumë të ngjarë të jenë gra, jo-Hispanike të bardha dhe të paktën 50 vjeçare, sipas të dhënave të botuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC mblodhi të dhëna nga shtetet dhe juridiksionet e tjera mbi demografinë e individëve që filluan vaksinimin në muajin e parë të shpërndarjes, midis 14 dhjetorit dhe 14 janarit, raporton cnn.

Mosha dhe gjinia u identifikuan për pothuajse të gjithë 12.5 milionë individët që morën të paktën një dozë të vaksinës në muajin e parë të shpërndarjes. Prej tyre, rreth 63 për qind ishin gra dhe rreth 55 për qind të paktën ishin mbi 50 vjeç, raporton cnn.


Raca dhe përkatësia etnike, megjithatë, ishin të panjohura për rreth gjysmën e individëve të vaksinuar. Gjashtë juridiksione nuk raportuan ndonjë të dhënë race ose etnie. Por nga ata për të cilët u identifikuan raca dhe etnia, rreth 60 për qind ishin të bardhë, jo-hispanikë. Rreth 11.5 për qinde ishin hispanike ose latine, 6 për qind aziatike, 5.4 me ngjyrë, 2 për qind indiano-amerikane.

Sipas CDC, të dhënat demografike të atyre të vaksinuar kundër Covid-19 “ka të ngjarë të pasqyrojnë karakteristikat demografike të personave të rekomanduar për t’u vaksinuar në grupin parësor të Fazës 1a”, duke përfshirë personelin e kujdesit shëndetësor dhe banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Kalo në kategori