Ministri për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, ka folur me tone të ashpra ndaj deputetëve opozitarë këtë të hënë gjatë një interpelance në seancën plenare.
Majko tha se gjatë interpelancën nga ana e opozitës u thanë informacione të pavërteta. Ai u shpreh se arsyeja se pse emigrojnë shqiptarët janë të ndryshme, por një ndër to janë “janë budallallëqet që prodhohen nga politika” që sipas Majkos u prodhuan edhe gjatë seancës plenare të së hënës.
“Unë kam qenë i gatshëm të marr pjesë në çdo mbledhje komisioni kur ka qenë i ftuar për çdo lloj ligji apo informacioni. Besoj që është rast i veçantë që sidomos për reformën e politikës shtetërore në diasporë unë e kam informuar parlamentin dhe Kuvendin si asnjë ministër tjetër me informacione të rregullta tre mujore dhe duke ardhur në fund të çdo viti duke raportuar në mënyrë të plotë. Cilido deputet jo vetëm parafolësi ka të drejtë të kërkojë informacion të besueshëm sepse interpelanca e sotme ishte e mbushur plot me dizinformacion duke filluar me një fakt shumë i thjeshtë. Ç’keni bërë me tenderat e diasporës? O zotëri shko interesohu në Ministrinë e Financave, sa është buxheti i shtetit për Ministrinë e Diasporës? E do të thonë që ministrat e shtetit nuk kanë buxhet, por vjen këtu e fut të holla e të trasha. Hap legjislacionin dhe shiko gjërat si funksionojnë, por vini thoni disa gjëra në përgjithësi patetike dhe shmangeni nga ajo që duhej diskutuar në këtë interpelancë, e drejta votës për shtetasit jashtë vendit. Largohen njerëzit se kanë inat qeverinë. Njerëzit largohen për arsyet e tyre ekonomike. Çështja e emigracionit është një histori e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por nëse ka një arsye pse njerëzit po largohen përveç ekonomisë, janë budallallëqet që prodhohen nga politika, siç ndodhi sot në këtë interpelancë”, tha Majko.
Ministri u shpreh ndër të tjera se realizimi i të drejtës së votës për emigrantët është detyrim ligjor dhe kushtetues, ndërsa mazhoranca ka vullnetin e plotë për ta realizuar këtë./tvklan.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'