LAJMI I FUNDIT:

Dy milionë australianë në bllokim të rreptë pas zbulimit të një rasti të ri me coronavirus

Dy milionë australianë në bllokim të rreptë pas zbulimit të një rasti të ri me coronavirus

Rreth 2 milionë australianë filluan të hënën ditën e tyre të parë të një bllokimi të rreptë të coronavirusit, pas zbulimit të një rasti në Perth, njëherësh kryeqyteti i shtetit të Australisë Perëndimore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet urdhëruan një bllokim pesëditor në Perth pasi një roje sigurie në një hotel që përdoret për njerëzit e izoluar – u zbulua se ishte prekur me COVID-19.

Qeveria e shtetit ka identifikuar 66 njerëz që ishin raste kontakte me rojën dhe një pjesë e tyre kanë rezultuar tashmë negativë.


“Në total 13 kontakte të ngushta kanë rezultuar negativë dhe nga 11 prej tyre me rrezik të lartë janë zhvendosur në karantinën e hotelit si një masë paraprake shtesë”, tha kryeministri i shtetit të Australisë Perëndimore, Mark McGowan.

Testet për pjesën tjetër të kontakteve të ngushta pritet të përfundojnë të hënën, shtoi ai.

Ndryshe, Australia deri më tani ka regjistruar 28 mijë raste me COVID-19 si dhe 909 viktima. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori