LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli me fitore jo të lehtë ndaj Vëllaznimit

Golden Eagle Ylli me fitore jo të lehtë ndaj Vëllaznimit
(Foto: basketbolli.com/Rexh Gashi)

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 75-71 (18:19, 19:17, 23:19, 15:16), në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi në Therandë ishte mjaft interesant dhe fituesi nuk është ditur deri në çastet e fundit, megjithatë, therandasit triumfuan në fund, që ishte e pesta radhazi në stinorin pranveror.


Ndeshja nisi e baraspeshuar, ku çereku i parë përfundon 18:19 për mysafirët. Asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej as në periudhën e dytë, që përfundon 19:17, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 37-36.

Edhe perioda e tretë ishte e barabartë, derisa në fund shkëputen vendasit, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:55. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe arritën të kalojnë në epërsi në 63:66, por më pas Ylli u tregua më i vëmendshëm dhe arriti të menaxhojë më mirë lojën në fund për të triumfuar 75:71.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 18 pikë e pesë kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Emmanuel Emogbo me 22 pikë e 14 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 13 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Vëllaznimi katër fitore dhe 15 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori