Përmes ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, dhe rregulloren e Kuvendit të Kosovës, për deputetët është rregulluar që të marrin pagën e tyre bazë edhe një vit pas përfundimit të mandatit. Duke mos llogaritur kompensimet për pjesëmarrje në seanca dhe komisione parlamentare, paga bazë e deputetit në Kuvendin e Kosovës është 1.547 euro.
Organizatat që monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës po kërkojnë që të rishqyrtohet ligji dhe kompensimi për deputetët të bëhet deri në gjysmë page për një vit pas mandatit.
Qysh moti deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kujdesur për përfitimet e tyre pas përfundimit të mandatit.
Aktualisht, në bazë të kornizës ligjore te gjithë deputetët që përfundojnë mandatin, dhe nuk marrin pagë tjetër nga buxheti i Kosovës, e gëzojnë pagën e deputetit edhe për një vit.
E kjo ndërpritet kur ata fillojnë një tjetër marrëdhënie pune apo rizgjidhen deputet në legjislaturën e re.
“Bazuar në nenin 14 dhe nenin 16 të Ligjit për drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit dhe Rregulloren e Kuvendit, Shtojca nr. 4, Rregulla 2., deputeti, deri në 12 muaj nga dita e përfundimit të mandatit, ka të drejtë në pagën bazë, nëse nuk ka të hyra financiare nga ndonj̈ë burim tjetër”, thuhet në një përgjigje të Kuvendit të Kosovës, dhënë KosovaPress-it.
Por në Institutin Demokratik të Kosovës vlerësojnë se një vit kalendarik është periudhë e gjatë dhe sipas tyre për ish deputetët duhet të ketë kompensim deri në gjashtë muaj.
“Ne si KDI vlerësojmë që çështja e pensioneve apo çështja e kompensimit të deputetëve pas për përfundimit të mandatit, është praktikë e cila është pothuajse e përhapur në gjithë Evropën dhe në vendet me sisteme edhe më të konsoliduar se ne mirëpo që do të duhej që deputetët, përkatësisht legjislatura e re të tentonte ta shkurtonte këtë kohë meqenëse një vit kalendari është periudhë e gjatë kohore dhe krijon kosto të madhe për buxhetin e vendit sidomos duke marrë parasysh nivelin e pagave të cilat gëzojnë deputetët, andaj do të ishte mirë të merren modele të tilla si gjashtë muaj maksimalisht qe të kompensohen”, thotë Eugen Cakolli nga KDI.
Ani pse ishin deputetë vetëm një vit, ata të legjislaturës së fundit, e cila përfundoi në janar te këtij viti me shpërbërjen e Kuvendit, do të paguhen nga shteti për plot 12 muaj.
Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës ka zgjatur vetëm një vit, dhe për shkak të përhapjes se koronavirusit ne Kosovë, punimet e Kuvendit nuk janë zhvilluar normalisht.
Albana Rexha nga Demokracia Plus thotë se për shkak të situatës me pandeminë, deputetët është dashur mos të pranojnë kompensimin e plotë, duke kontribuar kështu në ndihmë të qytetarëve që u goditën nga pandemia.
“Ne vlerësojmë që është e domosdoshme të rishqyrtohet ky kompensim kalimtar prej 12 muajsh dhe në këtë mënyrë të shkurtohet kohëzgjatja prej 12 muajsh në të paktën gjashtë muaj ose të shkurtohet paga, jo të ipet e plotë por të ipet vetëm gjysma e saj. Meqenëse kjo nuk ka ndodhur në mënyrë vullnetare nga ana e deputetëve, edhe pse mbase mund të shihet si një simbolikë por kjo por do të përçonin një mesazh shumë të mirë pasi që deputetët do të solidarizoheshin me popullin në mënyrë që të kalohet sa më lehtë kjo pjesa e gjendjes ekonomike për shkak të pandemisë”, thotë ajo.
Megjithë sfidat dhe krizën e shkaktuar nga pandemia në ekonomi, deputetët i kanë marrë të plota pagat e tyre.
Ndërsa për legjislaturën e gjashtë, për deputetët qe kanë realizuar pagën kalimtar janë paguar 1,342,161 euro. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s”, ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Andoni: Urdhri i SHBA-ve kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, një problem serioz për Berishën
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?