LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nga organizata “Germin”: KQZ është duke dështuar në procesin e votimit jashtë Kosovës

Krasniqi nga organizata “Germin”: KQZ është duke dështuar në procesin e votimit jashtë Kosovës

Drejtori i organizatës “Germin”, Lirim Krasniqi ka thënë se KQZ është duke dështuar në procesin e votimit jashtë Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se gjasat janë të mëdha që mijëra qytetarë të humbin të drejtën e votës, sepse më nuk ka kohë as për ankesa.

“Çfarëdo lloj arsyetimi nga KQZ është vetëm tentim për t’i ikur përgjegjësisë”, ka shkruar Krasniqi.


Postimi i plotë i tij:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke dështuar ne procesin e votimit nga jashtë Kosovës.
Nga rreth 170,000 aplikime, prej 22 janarit e deri me sot, janë vlerësuar rreth 60,000 (35%), prej te cilave janë telefonuar rreth 45,000 (26%). Pra, janë mbi 100,000 aplikime (65%) për t’u vlerësuar dhe telefonuar kur kanë mbetur vetëm edhe 3 dite nga fillimi i votimit nga jashtë (2-12 shkurt), dhe vetëm 2 ditë nga koha kur KQZ duhet te publikoje listën finale të votuesve nga jashtë (edhe kjo pa lejuar afat për ankesa).
Gjasat janë të mëdha që mijëra qytetarë të humbin të drejtën e votës, sepse më nuk ka kohë as për ankesa. Krejt kjo dëshmon që vendimi për telefonimin e votuesve nga diaspora nuk ka qenë i menduar e as i planifikuar paraprakisht për t’u zbatuar. Çfarëdo lloj arsyetimi nga KQZ është vetëm tentim për t’i ikur përgjegjësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori