LAJMI I FUNDIT:

“Kane ka dëmtime në të dy kyçet e këmbëve” – Mourinho pret që sulmuesi të mbetet jashtë fushave për disa javë

“Kane ka dëmtime në të dy kyçet e këmbëve” – Mourinho pret që sulmuesi të mbetet jashtë fushave për disa javë

Jose Mourinho pret që Harry Kane të mbetet jashtë për të paktën disa javë, pasi  trajneri i Tottenhamit zbuloi se sulmuesi ka dëmtime në të dy kyçet e këmbëve.

Kane u detyrua të tërhiqej nga përplasja në shtëpi e Tottenhamit me Liverpoolit në pushimin mes pjesës së parë pasi pësoi goditje të shumta.

27-vjeçari u pa duke shtrënguar kyçin e këmbës pas një ndërhyrje të hershme nga Thiago Alcantara, para se të rrëzohej përsëri më vonë shkaku i dhimbjeve të dukshme.


Ai zgjati deri në pushim para se të largohej për Eric Lamela, dhe duhej të shikonte nga tribunat ndërsa Spurs pësuan një humbje të dhimbshme 3-1.

Mourinho zbuloi shkallën e plotë të problemeve të dëmtimit të Kane pas ndeshjes.

“Dy kavilje, e para ishte një ndërhyrje e keqe, ishte Thiago, i dyti që nuk e njihja mirë”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Por, dy lëndime në të dy kyçet e këmbës, i dyti më i keq se i pari – disa javë do të mungojë, nuk e di sa”.

“Ka disa lojtarë që nuk mund t’i zëvendësoni. Kur të ndodhë, ndodh, por besoj se duhet të luftojmë kundër tij, nuk mund të bëjmë asgjë tjetër”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori