Analistët në “Debat Plus” kanë folur për fushatën dhe strategjinë që po ndjek PDK në këto zgjedhje.
Imer Moshkolaj thotë se PDK është duke ndjekur një linjë të ashpër ndaj Albin Kurtit dhe Nismës.
“Është interesant se PDK nuk po merret me LDK-në, por vetëm me LVV-në e Nismën. Dje dhe sot kemi parë deklarata të ashpra të Hoxhajt kundër Limajt dhe Nismës se kush ka më shumë të drejtë në trashëgiminë e UÇK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Krenare Vokshi-Shala thotë se PDK është në një nivel tjetër për dallim nga 10 vite më parë.
“Mos të harrojmë se PDK për shumë vite ka qenë target i të gjitha partive politike duke u sulmuar, sidomos lideri i asaj kohe Hashim Thaçi. Shumë njerëz janë ngritur politikisht duke sulmuar PDK-në dhe Thaçin. Në këto zgjedhje po e shohim PDK-në në një nivel tjetër edhe për shkak të mungesës së Kadri Veselit. Por pavarësisht këtyre gjërave disa zyrtarë të PDK-së nuk po rreshtin së sulmuari Vetëvendosjen”.
Xhavit Drenori thotë se PDK nuk ka çfarë të humb dhe duhet të sulmojë aty ku e sheh rrezikun.
“Është e qartë se PDK nuk po e sheh rrezikun te LDK. Vota po i rrezikohet nga LVV dhe është strategji e drejtë e Hoxhajt që po kërkon debat me Kurtin. Debati është i nevojshëm dhe ai i kontribuon demokracisë”.
Ilir Mirena thotë se strategjia elektorale e PDK-së është në suaza të normales për të fituar më shumë vota.
“PDK po bënë fushatë në aspektin vizual dhe atë përmbajtësorë. Në këto dy rrafshe PDK po funksionon më mirë se partitë tjera. Edhe në aspektin përmbajtësorë kjo parti është e vetmja që ka prezantuar diçka konkrete. LVV që po del e para në sondazhe asgjë konkrete nuk ka prezantuar por është marrë vetëm me sulme ndaj KQZ-së”.
Gazetari nga Shqipëria Ilir Babaramo thotë se Albin Kurti nuk ka pse ta pranojë debatin me Enver Hoxhajn derisa del bindshëm i pari në sondazhe.
Visar Ymeri thotë se PDK në këto zgjedhje është duke iu shmangur temës së dialogut dhe të kaluarës.
“PDK po i shmanget edhe të kaluarës së saj dhe mbylljes së asaj kaptine. Qeverisja e PDK-së është ndër shkaqet që kaq shumë është rritur sot Vetëvendosje. PDK po flet sikur të kishte qenë në opozitë prej pesë vitesh e në fakt ajo është në opozitë vetëm një vit…PDK sot ka problem kredibilitetin. Premtimet e saj nuk merren njëjtë si në vitin 2007”, tha mes tjerash Visar Ymeri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite