Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e PDK-së, para të cilëve ka prezantuar planin e Rimëkëmbjes.
Hoxhaj ka thënë që në qeverisjen e PDK-së, të rinjtë që studiojnë në universitetet publike do t’i kenë studimet falas.
Ai ka theksuar se nuk ka parti politike në Kosovë, e cila është krijuar prej rinisë dhe se nuk ka parti politike që e ka pasur prioritet rininë më shumë se PDK.
“Për të gjithë ata që studiojnë në universitete publike e kemi ulur pagesën në të kaluarën shumë, por tash pagesa për semestër në universitete publike do të jetë zero. Së dyti, do t’i ofrojmë çdo studenti Kartën e Studentëve dhe 50 për qind e kësaj karte do të financohet nga qeveria e vendit. Së treti, do të ofrojmë një grant prej 15 milionë eurosh i cili grant do të ofrojë mundësi që të rinjtë dhe të krijojnë ndërmarrje të vogla, ndërmarrje te mesme në fushën e teknologjisë, në fushën e dizajnit dhe në fusha të tjera të ndryshme që ata të krijojnë vende të reja të punës dhe ta punësojnë vetën dhe të tjerët”, ka thënë ai.
Po ashtu, Hoxhaj përsëri ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të përballet në debat me të.
“Prapë po i them, dil matu. Kur u bë kryeministër, se unë dhe Albini e kemi një dallim, unë jam profesor i shkencave politike, ai ka studiuar elektroteknike, krejt në rregull është, por kur u bë kryeministër ju kujtohet pat fol gjysmë ore për një farë teli të bakrit qysh lidhet teli i bakrit. Unë kam pasur përshtypjen që si njeri që vjen prej elektroteknikës të paktën dinë të lidh rrymën mire, po në momentin që ja nisi me bashkëpunua me Amerikën e zuri rryma me Grenellin dhe me Amerikën. Prandaj, as nuk ka ide në elektroteknikë as nuk ka lidhje me politikë, mundet me fol me tela të bakrit, mund ta zë rryma, po e vetmja parti politike e cila mund ta udhëheqë Kosovën, e cila mund ta ndryshojë Kosovën, e cila do ta ndryshojë Kosovën është PDK. Ne do ta udhëheqin qeverinë e Kosovës, unë do të jem kryeministër i Kosovës, Albini mundet me i lidh telat e bakrit. Me të tjerët nuk merremi se nuk janë në garë me neve”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka theksuar se në këto zgjedhje PDK hyn pa dy njerëzit më të dashur, kryetarin e partisë Kadri Veseli dhe presidentin e vendit Hashim Thaçi, e për hir të tyre e të UÇK-së ai ka ftuar të rinjtë që të mobilizohen për fitoren e PDK-së.
Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që ka vizion për të ardhmen dhe për të rinjtë e vendit.
“Ne kemi vizion edhe për të ardhmen. Jemi partia politike me programin më të mirë për të rinjtë e vendit. Rimëkëmbja është slogani që do të fitojë në Kosovë”, ka theksuar Bislimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A