LAJMI I FUNDIT:

FSB: Po e mbrojmë ‘pallatin sekret të Putinit’ nga Shërbimi Inteligjent i NATO-s

FSB: Po e mbrojmë ‘pallatin sekret të Putinit’ nga Shërbimi Inteligjent i NATO-s

Forcat ruse të sigurisë kanë krijuar një zonë rreth “pallatit sekret të Vladimir Putinit”, e cila ndalon fluturimet.

Sipas tyre, kjo është bërë pas rritjes së aktiviteteve të Shërbimit Inteligjent të NATO-s.

Siç raportojnë mediet ruse, videoja e fundit e udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny, thotë se kjo pronë që gjendet në brigjet e Detit të Zi gëzon mbrojtje të nivelit presidencial nga Shërbimi i Brendshëm rus i Inteligjencës (FSB) dhe Shërbimi i Gardës ruse (FSO).

Kujtojmë se, në vitin 2010, biznesmeni nga Shën Petersburgu, Sergei Kolesnikov kishte dërguar një letër te ish-presidenti rus Dimitry Medvedev duke treguar në detaje për një pallat në Detin e Zi, që dyshohej se po shfrytëzohej nga presidenti aktual Vladimir Putin.

Brenda 'pallatit sekret' të Vladimir Putinit që është në pronësi të FSB-së ruse
Lexo po ashtu Brenda 'pallatit sekret' të Vladimir Putinit që është në pronësi të FSB-së ruse

Kolesnikov ka pretenduar se ky projekt është financuar nga para të keqpërdorura, kur Putin ishte njëri nga nënkryetarët e Shën Petersburgut.

Fotografitë e asaj shtëpie më vonë janë publikuar në versionin rus të Wikileaksit. Ky ka qenë raporti i parë, por jo edhe i fundit, i një shtëpie luksoze që është thënë ta ketë shfrytëzuar Putini.

Vlera e këtij pallati llogaritet të jetë mbi 1.3 miliard dollarë. /RTK/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Azia
Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Amerika
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Azia
Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Azia
Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Evropa
Kalo në kategori