LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton bashkëluftëtarët e rënë

Haradinaj kujton bashkëluftëtarët e rënë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për President, Ramush Haradinaj përkujtoi sot heronjtë e Zonës Operative të Dukagjinit, të brigadës 131, 132 dhe 133 që kanë qenë bashkëluftëtarë të tij në këtë zonë.

Haradinaj theksoi se fundi i Janarit të acartë të vitit 1999, ishin disa prej ditëve më tragjike të Luftës Çlirimtare, ai tha se shumë burra që njohu në vijat e frontit, u përjetësuan gjatë tentimit që të sjellin armët e lirisë.

“Sa herë do të rrëfejmë për heroizmin e tyre, do të kujtojmë betejat, do të kujtojmë Urën në Bishtazhin, Ujzin, Godenin e Rugovën e Hasit.”, shkroi ai.


Haradinaj tha se do t’i kujtojë me dhembje e krenari emrat e atyre që u flijuan për lirinë e vendit, duke mos harruar edhe ata të cilët u flijuan në tentim për të strehuar luftëtarët e plagosur.

“Ata frymëzuan luftën tonë për liri deri në fitore. Lavdi e përjetshme!”, shkroi kreu i AAK-së në Facebook.

Kujtojmë se, më 27, 28 dhe 29 janar 1999 kanë rënë dëshmorë një pjesë e djemve të Brigadave të Zonës Operative të Dukagjinit, të brigadës 131, 132 dhe 133 që kanë qenë bashkëluftëtarë të komandanti zonës Ramush Haradinja si dhe disa bashkëluftëtar të shtabit të përgjithshëm, të cilët kanë tentuar të marrin armë në Shqipëri, kohë e cila ka qenë shumë e rëndësishme për Ushtrinë Çlirimtare Kosovës (UÇK), që të furnizohet me armatim.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori