LAJMI I FUNDIT:

LVV do të ankohet në Supreme për vendimin e PZAP-it

LVV do të ankohet në Supreme për vendimin e PZAP-it

Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka thënë se do të ankohen në Gjykatën Supreme, për vendimin e fundit të Panelit Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), i cili thotë se Albin Kurti dhe disa nga kandidatët e tjerë të kësaj partie nuk mund të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sallahu përmes një postimi e ka quajtur antikushtetues vendimin e PZAP-it.

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit  antikushtetues të  PZAP-it. Nuk do të ndalemi”, shkruan Sallahu.


Ndryshe, Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, transmeton Telegrafi.

PZAP aprovon vendimin e KQZ-së, Kurtit i mohohet kandidimi
Lexo po ashtu PZAP aprovon vendimin e KQZ-së, Kurtit i mohohet kandidimi

Kurse, sipas PZAP, lista e LVV-së në përjashtim me kandidatët e përmendur me lartë mund të certifikohet.

“Pranohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, NDRYSHOHET vendimi Nr. 244-2021 i datës 22.01.2021 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me seli në Prishtinë, dhe vendoset si në vijim: Pranohet pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, Certifikohet lista e kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik, me përjashtim të kandidatëve të cekur si në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, PZAP thotë se Kurti, Haxhiu, Aliu, Mavriqi dhe Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori