LAJMI I FUNDIT:

Kina akuzon SHBA-të se filluan pandeminë e coronavirusit

Kina akuzon SHBA-të se filluan pandeminë e coronavirusit

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të jenë fajtorë për pandeminë e coronavirusit në të gjithë botën.

Sugjerimi, i postuar në faqen kineze të mediave sociale Weibo, duket se është një përgjigje ndaj fjalëve të Sekretarit të Shtetit i administratës Trump, Mike Pompeo. Para se të largohej nga zyra, Pompeo përsëriti teorinë e konspiracionit se pandemia ishte filluar përmes një aksidenti në një laborator në Wuhan, shkruan Metro.co.uk.

Ai i kërkoi Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të hetojë çështjen më tej. Dy ditë pas përurimit të Presidentit Biden, zyrtarët kinezë duket se filluan të shtynin një teori konspirative të tyre.


Gjatë një konference për shtyp më 18 janar, zyrtari kinez Hua Chunying sugjeroi që SHBA duhet të hapte Fort Detrick për hetuesit. Instalimi i ushtrisë në Maryland është pika qendrore për hulumtimin e armëve biologjike të ushtrisë amerikane dhe ka qenë e njohur për studimin e patogjenëve si Ebola dhe lija.

“Unë do të doja të theksoja se nëse Shtetet e Bashkuara i respektojnë vërtet faktet, ata duhet të hapin laboratorin biologjik në Fort Detrick, t’u japin më shumë transparencë çështjeve si bio-laboratorët e saj, të ftojë ekspertët e OBSH-së të bëjnë gjurmimin e origjinës në Shtetet e Bashkuara dhe t’i përgjigjen shqetësimeve nga bashkësia ndërkombëtare me veprime të vërteta’, tha Chunying, sipas Quartz. Pas deklaratave, teoria e konspiracionit se SHBA ishin përgjegjëse për COVID filloi të fitonte terren në Weibo.

Pavarësisht nga teoritë e konspiracionit që vërtiten rreth mediave sociale angleze dhe kineze, ekziston një konsensus i gjerë që virusi u përhap nga kafshët tek njerëzit përpara shpërthimit të Wuhan.

Kina është përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për vonimin e masave që mund të kishin zvogëluar përhapjen e virusit dhe mungesën e transparencës për trajtimin e saj të shpërthimit.

Vendi fillimisht bllokoi një ekip hetuesish të OBSH për të hyrë në një mision për të zbuluar burimin e virusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Kalo në kategori