Carovska: Matura shtetërore është fakultative, ndërsa obligimi ynë është të sigurojmë të drejtën e testimit
“Nuk është e vërtetë që 70 për qind e nxënësve po bojkotojnë procesin mësimor, por vetëm një pjesë e tyre. Provimi i maturës shtetërore është fakultativ, kurse obligimi ynë si Ministri është të sigurojmë të drejtën për të dhënë provimin e maturës, veçanërisht për ata nxënës që duan të vazhdojnë arsimin në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe jashtë tij”, tha sot ministrja e Arsimit Mila Carovska.
“Nga dita e parë ne jemi në bashkëpunim dhe bisedime të vazhdueshme me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme. Ato kanë mendime dhe kërkesa të ndryshme. Hera e fundit që kemi pasur takim ishte javën e kaluar, ku kemi konfirmuar që këtë vit matura po zhvillohet sipas ligjit. Arsimi i mesëm është i detyrueshëm në vend dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të respektohet e drejta e nxënësve që duan të japin provimin e maturës. Këtë mëngjes realizova takim me të gjithë drejtorët e shkollave të mesme, nuk ka bojkot 70 për qind, por vetëm të disa prej nxënësve. Është e rëndësishme që obligimi ynë si Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe komunat është të sigurojmë të drejtën e nxënësve që duan të japin provimin e maturës”, tha Carovska.
Ajo theksoi se nxënësit që nuk dëshirojnë të japin provimin e maturës shtetërore kanë mundësinë sipas Konceptit për maturë, të japin provimin e maturës në shkollë, ka dy lëndë dhe një detyrë projekti ose ata që janë në shkollat profesionale kanë mundësinë të japin provimin profesional.
“Provimi i maturës shtetërore është fakultativ, dhe obligimi ynë si Ministri është të sigurojmë të drejtën për të dhënë provimin e maturës, veçanërisht për ata nxënës që duan të vazhdojnë arsimin në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe jashtë vendit”, tha ministrja.
Carovska i udhëzoi nxënësit të lexojnë konceptin e maturës dhe ligjin dhe të vendosin se si ta japin provimin këtë vit.
Ajo shtoi se vitin e kaluar ne ishim një përjashtim negativ në rajon dhe në botë me mosdhënie të provimit të maturës, për shkak të së cilës nxënësit tanë nuk arritën të regjistroheshin në universitete të rangut të lartë në botë sepse nuk e kaluan provimin e maturës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'