LAJMI I FUNDIT:

Llapi fiton tjetër miqësore në Turqi, mposhtë skuadrën ukrainase

Llapi fiton tjetër miqësore në Turqi, mposhtë skuadrën ukrainase

Llapi ka vazhduar me ndeshje të mira kontrolluese në Antalya të Turqisë ku po kryen fazën përgatitore.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina shënoi fitore të pastër me rezultat 2-0 ndaj ekipit ukrainas Obolon.

Dy shënuesit e llapjanëve në këtë sfidë ishin Edon Sadriu dhe Kastriot Selmani.


Vlen të theksohet se skuadra kosovare priti edhe një penallti, kur portieri i tyre i ri Marijan Coric e ndali gjuajtjen e kundërshtarit në minutën e 31-të nga pika e bardhë.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Skuadra e Llapit ka arritur fitore në ndeshjen e fundit kontrolluese për këtë cikël përgatitor në Antalya, ndaj skuadrës ukrainase, Obolon me rezultat 0-2. Golat u realizuan nga dy mesfushorët e krahut të djathtë, Edon Sadriu dhe Kastriot Selmani.

Fillimisht, në minutën e parë të ndeshjes, Sadriu pasi morri një top nga Veliu, arriti që me goditje të fuqishme me të majtën ta mposhtë portierin ukrainas dhe kaloi Llapin në epërsi.

Gjatë pjesës së parë futbollistët tanë dominuan në tërësi dhe kishin edhe raste tjera shënimi, ndërsa vlen të veçohet edhe rasti i penalltisë së pritur nga portieri ynë, Marijan Coric në minutën e 31 të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, trajneri Batatina inkuadroi edhe futbollistët tjerë që kishte në dispozicion dhe kontrolluan mirë ndeshjen deri në fund. Në minutën e 69, mesfushori Selmani pengohet në zonë dhe vetë merr përgjegjësinë për goditjen e penalltisë dhe nga 11 metra ishte i saktë për rezultatin final të ndeshjes, Obolon-Llapi 0-2.

Formacioni startues i Llapit:

1. Marijan Coric – 25. Ardit Peposhi(3. Amir Hossari – 46′), 5. Elvis Prençi, 16. Ilir Krasniqi (21. Alban Ramadani – 72′), 8. Benjamin Emini /c/ (14. Enis Stublla – 88′) – 23. Kushtrim Shabani, 17. Arbnor Ramadani (15. Lis Behrami – 81′), 37. Engjëll Hoti (99. Premtim Jakupi – 76′), 10. Valmir Veliu (22. Kastriot Selmani – 46′) – 11. Muhamet Hyseni (20. Edon Zeqiri – 61′). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag

Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag

Premier League
“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

“Jam shqiptar, luaj në Malajzi” - futbollisti Krasniqi publikon bisedën miqësore me boksierin Joshua

Boks
“Lojtarët e Kosovës luajnë mirë vetëm në ekipet e tyre” - mbrojtësi i Lituanisë 'godet' Dardanët para ndeshjes

“Lojtarët e Kosovës luajnë mirë vetëm në ekipet e tyre” - mbrojtësi i Lituanisë 'godet' Dardanët para ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori