Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar sërish ndaj partive politike që po mbajnë tubime në kundërshtim me masat anti-COVID-19, nga të cilat janë prekur më së shumti bizneset e tyre.
Gastronomët kanë vlerësuar se masat për parandalimin e pandemisë, që kanë filluar nga 13 marsi i vitit të kaluar, janë jo vetëm kufizime të të drejtave themelore të njeriut, përkatësisht të lëvizjes së lirë, por shkaktojnë edhe kufizime sa i përket funksionimit të mirëfilltë të shumicës së sektorëve ekonomikë e sidomos gastronomisë, përcjell Telegrafi.
Sipas tyre, për fushata zgjedhore partitë politike vendimet mund t’i përshtatin e t’i dizajnojnë sipas interesave të tyre, ndërsa thanë se, “është turp për partitë” që po japin shembuj të mosrespektimit të masave.
“Për këto vendime, pothuajse i gjithë sektori privat, me dëshirë dhe pa dëshirë, të shtyer nga gjendja e rëndë e shëndetit publik, është pajtuar dhe zotuar që për të njëjtin qëllim, të heqë dorë jo vetëm nga përfitimet e tij, por edhe është dashur të investojë në respektimin e denjë të këtyre vendimeve. Ky kompromis ka shkuar edhe më larg se kaq, duke lënë të papunë shumë punëtorë, e që shumë nga ta janë kontribuues të vetëm në familjet e tyre”, thuhet në reagim.
Gjithashtu ata kanë kërkuar që të mos dënohen bizneset dhe gjobat që janë dhënë deri tani të falen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë