LAJMI I FUNDIT:

Edhe LVV dënohet me 2 mijë euro për shkelje të masave antiCOVID

Edhe LVV dënohet me 2 mijë euro për shkelje të masave antiCOVID

Ndonëse zyrtarisht ende nuk ka nisur fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit, partitë politike tash e disa ditë kanë nisur mbajtjen e tubimeve.

E pavarësisht thirrjeve të tyre të shumta për respektim të masave antiCOVID, një gjë të tillë nuk po e zbatojnë vetë partitë politike.

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë së fundmi ka dënuar edhe dy parti politike, PDK dhe LVV me nga dy mijë euro.


Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Askush mbi ligjin, as VV! Grumbullimi i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Telegrafi/