LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk e ka pasur kurrë mbështetjen e SHBA-së

Mustafa: Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk e ka pasur kurrë mbështetjen e SHBA-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa pret që administrata e presidentit të ri amerikan Joe Biden do të kërkojë që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të vazhdojë, si dhe të ketë një bashkëpunim të mirë ndërmjet SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e këtij procesi.

Ai në Debat në televizionin publik e ka quajtur gabim të madh idenë për shkëmbim të kufijve si pjesë e zgjidhjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një gjë e tillë nuk e ka pasur asnjëherë mbështetjen e Uashingtonit zyrtar.

“Asnjëherë nuk kemi pasur këshilla nga askush nga SHBA, as nga administrata Trump, as nga Shtëpia e Bardhë që ne duhet ta mendojmë një dialog që do të përfundojë me ndryshim të kufijve. Këto janë gjëra që i kanë bërë njerëz të papërgjegjshëm.”


“Shtëpia e Bardhë ka qenë e qartë se nuk mbështesin asnjë ndryshim të kufijve. Unë nuk e di kush çfarë argumentesh ka gjetur për të fajësuar SHBA se ata do të merren me prerjen e hartave të Kosovës. Mendoj se është një dëm i madh që i është shkaktuar Kosovës”, u shpreh Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori