LAJMI I FUNDIT:

Ishte vaksinuar para grupeve prioritare, gjenerali i lartë spanjoll jep dorëheqje pas akuzave

Ishte vaksinuar para grupeve prioritare, gjenerali i lartë spanjoll jep dorëheqje pas akuzave

Gjenerali i lartë i Spanjës, Miguel Angel Villaroya dha dorëheqje të shtunën pas akuzave që ai kishte marrë vaksinën kundër COVID-19 para grupeve prioritare në vend.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles i kishte kërkuar Villaroyas njëherësh shefit të shtabit të mbrojtjes, për shpjegime pasi raportimeve të medieve të premten që ai ishte vaksinuar.

Në një deklaratë mbi dorëheqjen e tij, Ministria e Mbrojtjes nuk deklaroi qartë që Villaroya ishte vaksinuar.


“Gjenerali kurrë nuk kishte ndërmend të përfitonte nga privilegjet e pajustifikueshme që dëmtuan imazhin e Forcave të Armatosura dhe vunë në dyshim nderin e gjeneralit”, thuhej në njoftim.

Më tutje, në këtë deklaratë thuhej se Villaroya “mori vendime që ai mendoi se ishin të sakta”, por që “dëmtuan imazhin publik të Forcave të Armatosura”.

Përveç kësaj mediet spanjolle thonë se ai dhe komandantët e tjerë ushtarakë nën komandën e tij ishin vaksinuar kundër COVID-19, pavarësisht nuk kishin pjesë e grupeve prioritare të imunizimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori