Lakers vazhdojnë shkëlqimin, Brooklyn kthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi
Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e radhës në NBA, e cila ishte e 13-ta këtë edicion.
Kampioni në fuqi i NBA-së, ka vazhduar me bilanc të 100 për qind në ndeshjet si mysafirë duke marrë fitoren e nëntë nga po aq takime.
‘Viktima’ e radhës për Lakers ishin Chicago Bulls ku kampioni në fuqi triumfoi me 11 pikë diferencë 101:90.
Anthony Davis ishte i pandalshëm me 37 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime, ndërsa LeBron James shtoi 17 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime për këtë fitore.
Te vendasit më i dalluari ishte Zach LaVine me 21 pikë e 10 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Te fitorja është rikthyer edhe Brooklyn Nets që në Barclays Center të New Yorkut ka mposhtur Miami Heat me katër pikë diferencë 128:124.
Nets në këtë sfidë erdhën pas dy disfatave radhazi dhe ishin në presion për të fituar edhe pse një gjëje të tillë ia arritën me shumë mund.
Kevin Durant ishte më efikasi tek vendasit me 31 pikë, katër kërcime e katër asistime, ndërsa u ndihmua nga Kyrie Irving që shtoi 28 pikë të tjera.
Qendra Bam Adebayo ishte i jashtëzakonshëm për Miamin me 41 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/
Rezultatet:
Sacramento Kings – New York Knicks 103:94
Brooklyn Nets – Miami Heat 128:124
https://www.youtube.com/watch?v=yXp_DLuQ34A
Detroit Pistons – Philadelphia 76ers 110:114
Minnesota Timberwolves – New Orleans Pelicans 120:110
https://www.youtube.com/watch?v=Wu2eNP8e4kw
Chicago Bulls – LA Lakers 90:101
https://www.youtube.com/watch?v=8g1-E7STAfo
Dallas Mavericks – Houston Rockets 108:133
https://www.youtube.com/watch?v=UsYBJGxdU4o
Phoenix Suns – Denver Nuggets 112:120
Utah Jazz – Golden State Warriors 127:108
https://www.youtube.com/watch?v=S4bLsDgzzR8
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat, por Ballkani ka refuzuar të gjitha
Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin e ri, ai do ta pasojë Xavin nga sezoni i ardhshëm
Klubi saudit gati të bëjë ofertën marramendëse për Leaon
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251