LAJMI I FUNDIT:

Allegri i kthen përgjigje Romës, tani mbetet në dorën e Giallorosëve angazhimi i tij

Allegri i kthen përgjigje Romës, tani mbetet në dorën e Giallorosëve angazhimi i tij

Massimiliano Allegri i ka kthyer Romës përgjigje për ta marrë drejtimin e klubit.

Skuadra kryeqytetase ka pësuar dy humbje radhazi, në derbi nga Lazio 3-0 dhe është eliminuar nga Kupa e Italisë ku pësoi në Olimpico nga Spezia 2-4.


Këto dy humbje kanë bërë që të lëkundët posti i trajnerit portugez Paulo Fonseca.

Drejtuesit e Romës kanë kontaktuar emra si Massimiliano Allegri, Maurizio Sarri e Luciano Spalletti për ta marrë drejtimin e klubit.

Tekniku toskan Allegri mbetet favoriti nga drejtuesit e Romës dhe ai tanimë i ka kthyer përgjigje.

Allegri ka kërkuar pagë vjetore prej shtatë milionë eurove në sezon si dhe garanci për transferimet e verës.

Mediat italiane kanë raportuar se Allegri i ka premtuar kryeqytetasve se Roma mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve me futbollistët që ka, por për titull nuk ka dhënë garanci këtë vit.

Gjithsesi presidenti i Romës, Dan Friedklin ka mbetur t’i kthejë përgjigje trajnerit italian pasi Fonseca ka rastin e fundit sot në ndeshjen mes Romës dhe Spezias në kuadër të Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori