LAJMI I FUNDIT:

Reagon shoqëria civile: Ndaloni presionin dhe sulmet ndaj KQZ-së

Reagon shoqëria civile: Ndaloni presionin dhe sulmet ndaj KQZ-së

Organizatat e shoqërisë civile iu kanë bërë thirrje partive politike që të ndalojnë presionin dhe sulmet ndaj Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas një njoftimi për media, thuhet se partitë politike duhet ta lënë të lirë këtë institucion që të bëjnë punën  e tyre sipas dispozitave ligjore dhe kushtetuese.


Tutje në reagim thuhet se KQZ-ja bën zbatimin e ligjit, dhe kushdo sipas tyre që ka pakënaqësi duhet të ndjekë rrugët ligjore ndaj  këtyre vendimeve, dhe  jo të bëjnë presion përmes deklaratave publike.

“KQZ i merr vendimet në kolegjium nga të gjithë anëtarët, që përbëhet nga 11 anëtarë: nga Kryesuesi dhe 10 anëtarë të tjerë të cilët emërohen si rezultat i nominimeve, të gjashtë grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur. KQZ si institucion funksionin dhe detyrat e tij i ushtron në përputhshmëri me Ligjin nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Ligjin nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës. Po ashtu me rregullat zgjedhore të Komisionit Qendror të zgjedhjeve i cili është miratuar me datën 02.07.2013”, thuhet në reagimin e organizatave të shoqërisë civile.

Andaj, siç thuhet tutje në reagim vendimet nuk janë individuale të kryesueses së komisionit Valdete Daka.

“KQZ-ja si institucion ka dërguar listat me kandidat të subjekteve politike në Këshillin Gjyqësor të Kosovës ku ka marrë përgjigje nga ky institucion për personat të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhje. Mbi të gjitha, KQZ ende nuk ka marr vendim, andaj kjo nënkuptohet si presion për të ndikuar në vendimmarrjen e institucionit”, thuhet tutje në reagim.

Prandaj, sipas reagimit organizatat e poshtëshënuara u bëjnë thirrje partive politike që të ndalin presionet dhe gjuhën që mund të çojë drejt kërcënimeve dhe sulmeve ndaj organeve të pavarura kushtetuese dhe drejtuesve të tyre:

Demokraci për zhvillim (D4D)

Demokraci Plus (D+)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Lëvizja FOL

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

Iniciativa Kosova për Stabilitet (IKS)

Iniciativa për Progres (INPO)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Instituti Riinvest

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA)

Rrjeti i Grave të Kosovës

Çohu

Ec Ma Ndryshe

Admovere

CEL Kosova

OJQ Plejada

Sbunker

Qendra e Debatit

Shqipe Gjocaj – Aktiviste e shoqërisë civile

Krenar Shala – Aktivist i shoqërisë civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori