LAJMI I FUNDIT:

Goli mahnitës i Paul Pogbas ndaj Fulhamit po vlerësohet lartë

Goli mahnitës i Paul Pogbas ndaj Fulhamit po vlerësohet lartë

Paul Pogba ka shënuar një supergol për të mbajtur Manchester Unitedin në krye të tabelës së Ligës Premier, pas një fitore të bujshme kundër Fulhamit.

Fulhami tronditi Djajtë e Kuq në Craven Cottage ndërsa Ademola Lookman kaloi ekipin e Scott Parkerit në epërsi në minutën e pestë të përballjes së mërkurës.


Sidoqoftë, Unitedi arriti të gjej golin e barazimit përmes Edinson Cavani për të dërguar të dyja ekipet në pushimin mes pjesëve me rezultatin 1-1.

Pogba, i cili shënoi në fitoren 1-0 të Unitedit ndaj Burnley për t’i dërguar ata në krye të tabelës javën e kaluar, erdhi si shpëtim i skuadrës së tij përsëri në pjesën e dytë.

Manchester Unitedi fiton me rikthim te Fulhami dhe rimerr pozitën e parë në Ligën Premier
Lexo po ashtu Manchester Unitedi fiton me rikthim te Fulhami dhe rimerr pozitën e parë në Ligën Premier

Mesfushori 27-vjeçar francez mori topin jashtë zonës dhe arriti të gjente hapësirë ​​nga dy lojtarë të Fulhamit para se të lëshonte një goditje mahnitëse për të mposhtur portierin Alphonse Areola.

Fulham nuk ishte në gjendje të rrëmbente barazimin pasi United mori tre pikë të rëndësishme në garën për titullin e Ligës Premier, ndërsa forma dhe goli i Pogbas po vlerësohet lartë nga njohësit e sportit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori