LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Liverpooli duhet të jetë thuajse perfekt për të fituar përsëri titullin në Ligën Premier

Klopp: Liverpooli duhet të jetë thuajse perfekt për të fituar përsëri titullin në Ligën Premier

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se skuadra e tij do të duhet të jetë ‘afër përsosmërisë’ në mënyrë që të fitojë titullin e dytë radhazi në Ligën Premier.

Skuadra e Kloppit fitoi titullin në sezonin e fundit, duke fituar kurorën e parë të klubit në Ligën Premier me një diferencë prej 18 pikësh ndaj Manchester Cityt.


Gara për titull do të jetë shumë më e ngushtë këtë sezon me Reds aktualisht të katërtit, katër pikë prapa liderëve të Leicester City që ka luajtur një ndeshje më shumë.

Jurgen Klopp është zyrtarisht trajneri më i mirë në histori të Liverpoolit
Lexo po ashtu Jurgen Klopp është zyrtarisht trajneri më i mirë në histori të Liverpoolit

Me disa ekipe që kërkojnë të jenë pretendentë të mirëfilltë të titullit, Klopp e di se skuadra e tij, aktualisht pa fitore në katër ndeshjet e fundit kampionale, nuk mund të përballojë shumë më shumë humbje dhe tregon çfarë duhet për të fituar.

“Duhet të jemi afër përsosmërisë, por përsosmëria varet nga situata”, ka thënë fillimisht Klopp kur u pyet se çfarë do të duhej për të fituar titullin.

Super kompjuteri parashikon pikët e klubeve nga Liga Premier më të cilat e mbyllin këtë edicion
Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon pikët e klubeve nga Liga Premier më të cilat e mbyllin këtë edicion

“Nuk ka një sezon perfekt me 114 pikë, ka të bëjë thjesht me rrethanat, situatën dhe sasinë e ndeshjeve”.

“Ne duhet të jemi sa më perfekt dhe kjo është ajo që përpiqemi”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori