Nëse jeni në terapi me antibiotikë, këtë ushqim assesi nuk duhet ta konsumoni: Do t’ju krijojë problem edhe më të madh
E dini që disa ilaçe assesi nuk duhet t’i kombinoni me ushqimin e caktuar, sepse ul veprimin e tyre?
Pos kësaj, ato mund të pengojnë dhe të vështirësojnë tretjen, transmeton Telegrafi.
Nga ana tjetër, edhe ilaçet, vetvetiu, mund të ndikojnë në shprehitë tuaja në ushqim dhe të ulin apetitin apo të pengojnë organizmin që nga ushqimi të marrë materiet ushqyese, vitaminat apo mineralet.
Mësoni cilat ilaçe dhe ushqime nuk duhet t’i përzieni!
Produktet e qumështit
Dihet që kalciumi nga qumështi, produktet e qumështit dhe ushqimet e tjera të cilat përmbajnë kalcium, zvogëlojnë resorbimin e antibiotikëve në zorrë. Në atë rast nuk arrihet doza e terapisë e ilaçit në organizëm e cila është e mjaftueshme për luftën kundër “sulmuesit” dhe shkaktarit të sëmundjes.
Një mënyrë për të shmangur këtë është marrja e ilaçeve dy orë pasi keni ngrënë ushqime të pasura me kalcium.
Ushqimi i thartë
Kjo nuk ka të bëjë me ushqimin me shije të thartë, por me atë që çon në rritjen e acidit në organizëm. Artikujt shumë të thartë, siç janë lëngjet e agrumeve, pijet e gazuara joalkoolike, çokollata dhe produktet me bazë domateje, mund të ulin absorbimin e ilaçit.
Reagimi më i keq i antibiotikëve është grejpfruti dhe produktet e tij.
Alkooli
Të gjithë e dinë që alkooli kurrë nuk duhet të pihet nëse jeni në terapi me ilaçe.
Megjithëse alkooli nuk ndikon negativisht në të gjithë antibiotikët, në kombinim me mund të çojë në efekte anësore të padëshiruara të tilla si shqetësime në stomak, të përziera dhe përgjumje.
Gjithçka që ndikon në zhvillimin e kërpudhave
Po ashtu është e dëshirueshme të eliminohen ushqimet të cilat janë të pasura me sheqer dhe përmbajnë tharmë kërpudhash – torta, ëmbëlsira, bukë, brumë, pasta, oriz, lëngje industriale frutash, uthull, ushqime të tymosura, ushqime të fermentuara.
Gjithkush që është me antibiotikë rekomandohet të përdorë probiotikë, në mënyrë që të mos shqetësojë florën e zorrëve dhe gjithashtu të parandalojë riprodhimin e kërpudhave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A