Para takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat e landeve, në Gjermani po debatohet ashpër ndalimi i qarkullimit, që nënkupton një ndërhyrje tjetër masive të shtetit në të drejtat bazë të qytetarëve.
A do të kemi së shpejti ndalimqarkullimi në nivel federate, me qëllim të mospërhapjes së variantit të ri të virusit në Gjermani?
Sipas raportimeve në media gjatë fundjavës, me gjasë ka një ujdi për këtë mes zyrës së kancelares dhe kryeministrave.
Por pas diskutimeve politike dhe deklaratave të hënën, duket se ende është shumë e paqartë, se si duan ta pengojnë liderët politikë në Gjermani ashpërsimin e krizës së Coronës.
“Një masë e mundshme”
Para samitit të federatës me landet të martën (19.01), ministri i Financave, Olaf Scholz bëri fjalë për një mbyllje më të gjatë dhe të ashpër në Gjermani.
“Duhet të merren masa të tjera”, tha Scholz të dielën në mbrëmje për “Bild”.
Ai pret që mund të jenë “edhe 14 ditë të tjera që do të shtohen”.
Nëse këtu do të bëjë pjesë edhe ndalimi i qarkullimit, nuk është e qartë, sipas ministrit të Financave.
“Mendoj, se kjo është një masë e mundshme, por nuk është ajo që qëndron në radhë të parë”.
Infeksionet në Gjermani, me gjithë masat e ashpërsuara në javët e fundit janë ende në nivel të lartë.
Spitalet gjermane janë të mbingarkuara.
Indikatori shtatëditor, pra rastet për 100.000 banorë u ul së fundmi në 316, shifër që është shumë larg asaj të synuar 50 infektime për 100.000 banorë për të mbajtur në këmbë sistemin shëndetësor.
“Pse vendosim diçka, kur gjysma pastaj vepron ndryshe”
Kryeministri bavarez, Markus Söder bëri thirrje për vendime të përbashkëta për zbutjen e pandemisë.
“Gjysma e landeve bën diçka krejt tjetër”, tha ai për televizionin ARD të dielën.
Shtrohet pyetja, “pse vendosim diçka, kur gjysma pastaj vepron ndryshe”.
Për Bavarinë ai është i mendimit se si land është i armatosur mirë në luftë kundër pandemisë.
Nga e hëna në këtë land vlen detyrimi për maskat FFP2 dhe ndalimet e qarkullimit natën.
Kryeministri i landit Hessen, Volker Bouffier, CDU, tha se para takimit me Merkelin, do të ketë një diskutim të gjerë me shkencëtarët gjermanë. Këtë herë do të dëgjohen edhe studiuesit nga Britania e Madhe.
Në Britaninë e Madhe mutacioni i ri i coronavirusit është përhapur shpejt, mutacion që është konfirmuar edhe në Gjermani.
Kritika për masat e qeverisë po dëgjohen gjithnjë e më shumë nga opozita.
Kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner është shprehur për ARD, se “një ndërhyrje e tillë kaq e fortë në të drejtat bazë, – të bësh që të gjithë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi – ky duhet të diskutohet në parlament”.
Kurse kreu i Të Gjelbërve, Robert Habeck, tha: “Që në pranverë gjithçka eci mirë, që shoqëria ishte e bashkuar, lidhej edhe me atë, që kishte një lloj përulësie të politikës, dhe jo një ton kaq krenar si ‘ne e kemi çdo gjë nën kontroll, dhe ju si fëmijë të pabindur duhet të bëni atë që na bie ndërmend neve'”.
Në takimin të martën do të diskutohet jo vetëm për të përballuar virusin, por edhe si të mos humbasë besimi i popullsisë tek politika. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shëtiste me biçikletë rrugëve të Birminghamit, polici arrin ta rrëzojë në tokë të dyshuarin – i gjen revole në çantë
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj