LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet i fuqishëm godet Argjentinën

Një tërmet i fuqishëm godet Argjentinën

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Argjentinën veriperëndimore pranë kufirit me Kilin qendror, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Megjithatë, për fat të mirë, nuk është raportuar për ndonjë viktimë e as për ndonjë të lënduar, së paku sipas raportimeve të hershme, përcjell Telegrafi.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) tha se dridhja të hënën kishte një fuqi prej 6.4 shkallësh të Rihterit.


Epiqendra e tij ishte 27.6 kilometra në jugperëndim të qytetit Pocito, në Provincën San Juan, dhe goditi në një thellësi prej 14 km.

Tërmeti u pasua 15 minuta më vonë nga një dridhje me madhësi 5.0 dhe më pas disa dridhje të tjera të forta, tha USGS.

Media argjentinase tha se kishte raporte për dëmtime në disa ndërtesa në zonën e Pocito dhe të paktën një rrugë ishte prishur, por nuk kishte indikacione të hershme të lëndimeve.

Dridhje e fortë u ndje gjithashtu në kryeqytetin e Kilit, Santiago, i cili është rreth 300 kilometra nga zona e goditur nga tërmeti por që zyrtarët kilianë kanë thënë se as edhe aty nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. /Telegrafi/