LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: U kujdesëm për kryeqytetin më shumë se të tjerët

Haradinaj: U kujdesëm për kryeqytetin më shumë se të tjerët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot është takuar më strukturat e AAK-së në Prishtinë.

Ai me këtë rast tha se Prishtina si kryeqytet ka përjetuar dorën e nivelit qendror vetëm kur AAK udhëheqi me qeverinë.

“Vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


Postimi i plotë:

“Nuk ishte e lehtë për ne si Aleancë të fitojmë besimin e banorëve të kryeqytetit. Megjithatë, vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar Ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr.

Njëjtë ka ndodhur edhe me Mitrovicën. Në momentin e parë që ishim në qeverisje të vendit, ne e finalizuam statusin e Trepçës. Por, as në Mitrovicë asnjëherë nuk morëm besimin për të udhëhequr.

Ky raport që Aleanca e ka me Prishtinën dhe Mitrovicën, tregon qartë orientimin tonë drejt interesit nacional, e jo interesave të ngushta të politikave ditore.

Sot në takim me strukturat e degës së Aleancës në Prishtinë, falenderova të gjithë kandidatët, e në veçanti veteranët e Aleancës, ata që i mbetën besnik gjatë tërë këtyre viteve vizionit dhe programit të saj.

Oferta e Aleancës është më e mira për zgjedhjet e 14 shkurtit. Unë me kënaqësi i prijë kësaj liste të intelektualëve të të gjitha moshave e profileve, si kandidat për President i cili bashkon, që garanton se si Kosovë po ecim në drejtimin e duhur, si President që i del përpara Serbisë dhe si President që di të punojë me aleatët tonë.

Uroj suksese për të gjithë kandidatët dhe ecim faqebardhë përpara”, ka shkruar lideri i AAK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori