Reshjet e fundit dëmtuan kulturat bujqësore, por ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që përmbyti edhe shumë zona përfshirë shtëpi e infrastrukturën rrugore.
Për herë të parë vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ka ndarë fond të veçantë për kompensimin financiar të dëmeve në bujqësi, por pritet të ketë kompensim edhe për dëmet e shkaktuara në këtë fillim vit.
Me buxhetin e vitit të kaluar Ministria e Bujqësisë aprovoi për herë të parë mjete buxhetore në vlerë prej 3 milionë e 80 mijë euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë elementare natyrore.
Kjo ministri ka trajtuar të gjitha kërkesat e Drejtorive komunale për Bujqësi lidhur me këto dëme dhe se për periudhën janar-qershor 2020 ka realizuar pagesa për 2 mijë e 354 fermerë në vlerë rreth 2 milionë euro të shpërndara në 21 komuna përkatëse.
Fermeri nga Krusha e Madhe, Mentor Duraku ka deklaruar se në vitin e kaluar ishte dëmtuar nga breshëri dhe vërshimet mbi 80 për qind, e që ka marr kompensimin financiar nga Ministria e Bujqësisë për 25 për qind të dëmit.
“Jemi dëmtuar mbi 80 për qind prej reshjeve, breshrit dhe vërshimeve. Shteti na ka ndihmuar sivjet mirë. Ministria e Bujqësisë na ka ndihmuar me 25 përqind. Më shumë kemi pasur spec 5 hektarë e gjysmë, patate, qepë dhe lakër”, thotë ai.
Ndihmën e shtetit për vitin që lamë pas e mori edhe fermeri nga Remniku i Vitisë, Qerim Qerimi, i cili pret që të ketë kompensime edhe për vitin 2021.
“Nuk është edhe keq, por tash varet nga vlerësimi i komisioneve. Kemi marrë kompensimin për dëmet çka janë bërë. Për 1 hektarë e 5 ari rreth 2,600 euro janë ndarë nga vlerësimi ose 25 për qind. Për dredhëz nuk është e mjaftueshme. Vitin e kaluar në bazë të kohës të papërshtatshme ka pasur dëme shumë krahasuar me vitin 2019”, theksoi Qerimi.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë për KosovaPress se kompensimi i dëmit nuk është bazuar në hektarë të dëmtuar, por në vlerën totale të dëmit të vlerësuar.
Mustafa pret që pas vlerësimeve të kompensohen financiarisht edhe dëmet e shkaktuara para një jave nga vërshimet.
Ministri në detyrë Mustafa po ashtu tha se, lidhur me dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore elementare për periudhën korrik-nëntor 2020 është duke vazhduar vlerësimi i kërkesave komunale dhe sapo të përfundojnë vlerësimi do të procedohen tutje pagesat në fjalë.
“Viti 2020 ka qenë viti i parë kur ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka krijuar përmes një baze të mirëfilltë ligjore dhe buxhetore një fond të veçantë ose linjë buxhetore të veçantë prej 3 milionë e 80 mijë euro kur patëm miratuar edhe buxhetin në mars të vitit 2020. Patëm bërë një thirrje publike për të gjitha komunat që të dorëzojnë raportet e evidentimit dhe vlerësimit financiar të këtyre dëmeve për periudhën janar-qershor në mënyrë që të përshpejtojmë këtë proces dhe fermerët të kenë mjetet e tyre në llogari sa më shpejt. Janë përgjigjur pozitivisht 21 komuna për mbi 2 mijë 300 fermerë ku dëmi është vlerësuar të jetë rreth 8 milionë euro. Nga kjo shumë ne kemi ndarë 25 për qind kompensim të kësaj vlere ose rreth 2 milionë euro për 2,300 fermerë të cilët tani më i kanë mjetet në xhirollogaritë e tyre”, thotë Mustafa.
Ndërsa, Ministria e Bujqësisë për produktet që nuk janë shitur për shkak të pandemisë COVID-19, kjo pjesë do të kompensohet përmes Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A