LAJMI I FUNDIT:

Lautaro ndihet mirë te Interi dhe flet për rinovimin e titullin: Dua të fitojë me këtë skuadër

Lautaro ndihet mirë te Interi dhe flet për rinovimin e titullin: Dua të fitojë me këtë skuadër

Lautaro Martinez është njëri nga lojtarët kryesorë të Interit në vitet e fundit.

Sulmuesi argjentinas u kërkua me ngulm nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por në fund transferimi i tij nuk u realizua dhe Lautaro mbeti pjesë e Interit.


Ai ka folur për rinovimin e kontratës, ku ka deklaruar se ndihet mirë te Interi.

“Klubi dhe menaxheri im po flasin për rinovimin, do të gjendet një marrëveshje. Unë ndihem mirë në Milano, jam i qetë”, u shpreh argjentinasi.

Qëllimi i tij është që ta fitojë titullin e kampionit me Interin.

“E dua titullin, po punoj dhe jam këtu për këtë objektiv. Pas shumë viteve të dominimit të Juventusit, këtë vit kampionati është më i ekuilibruar dhe argëtues”, vazhdoi tutje Lautaro.

Tutje sulmuesi i talentuar deklaroi se kishin një krizë për shkak të përshtatjes së lojtarëve të rinj që kanë ardhur.

“Ne po luftojmë për një qëllim: të fitojmë. Kur ta bëjmë, do të jetë e mrekullueshme. Kemi pasur një fazë përshtatjeje për lojtarët e afruar së fundmi dhe tani jemi atje ku kemi dashur. Tani duhet të punojmë fort për të qenë gjithnjë e më shumë një ekip”.

Krejt në fund ai foli edhe për partneritetin që ka me Romelu Lukakun, duke thënë se kanë një histori të njëjtë.

“Ndihem mirë me Lukakun brenda dhe jashtë fushës, ai është shumë i përulur. Ka një histori të ngjashme me timen, ne nuk vijmë nga asgjë dhe kuptohemi me njëri-tjetrin”, përfundoi Lautaro Martinez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori