LAJMI I FUNDIT:

Xhaka pritet të futet në operim, do t’i mungojë gjatë Baselit

Xhaka pritet të futet në operim, do t’i mungojë gjatë Baselit

Taulant Xhaka ka mbetur jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj.

Mesfushori shqiptar kishte pësuar lëndim në kuadër të Ligës së Evropës, në ndeshjen Basel – Shakhtar Donetsk në gusht të vitit të kaluar.


Që nga ajo kohë Taulanti nuk ka qenë në fushë, por tani është konstatuar se ai duhet të operohet.

Shërimi nuk shkoi siç u mendua dhe futbollisti nuk ka mundur të stërvitet pa dhimbje, dhe mesfushori e klubi kanë vendosur për ndërhyrje kirurgjike.

Mediat zvicerane kanë raportuar se lojtari do të futet në operim në fillim të muajit shkurt.

Kjo do të bëjë që Xhaka të mbetet edhe për disa muaj të tjerë jashtë fushave të blerta.

29-vjeçari është një legjendë e Baselit dhe muaj më parë kishte vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2024.

Ai është pjesë e ekipit të parë të Baselit që nga viti 2010, ku u largua vetëm një vit e gjysmë si i huazuar te Grasshopper. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori