Tri pika në trup të cilat zbusin dhembjen, ankthin dhe forcojnë imunitetin: Bëjini masazh çdo ditë
Me akupresurë deri te shëndeti – Këto janë tri pika në trup të cilave duhet bërë masazh çdo ditë!
Pikat më të mira për akupresurë të përditshme
He Gu – Lugina e bashkimit – LI 4
Këtë pikë mund ta gjeni midis gishtit të madh të dorës dhe gishtit tregues. Me gishtin tregues dhe gishtin e madh shtypni fuqishëm zonën midis gishtit të madh dhe gishtit tregues të dorës tjetër. Bëni 2 – 3 minuta masazh të dy duarve.
Stimulimi i këtyre pikave zvogëlon stresin, dhembjen e kokës dhe dhembjen e qafës. Mund të shkaktojë kontraksione, dhe nuk u rekomandohen shtatzënave, shkruan Sensa, përcjell Telegrafi.
Nei Guan – Dera e brendshme – PC 6
Matni gjerësinë e tre gishtave të mesëm nga linja e nyjës së dorës midis dy tejzave të mëdha të dorës. Shtypni me gishtin e madh lugun midis tejzave dhe bëni një masazh të fuqishëm të dy duarve 3 – 5 minuta në ditë.
Stimulimi i kësaj pike mund të ndihmojë në zvogëlimin e ndjenjës së ankthit, njëherësh duke zbutur të përzierat dhe dhembjen.
Zu San Li – Tri milje këmbë – ST 36
Kjo pikë gjendet katër gishta nën kapakun e gjurit, një gjerësi gishti nga ana e jashtme e tibisë, gjeni lugun e vogël në atë pjesë. Shtypni dhe bëni masazh të fortë.
Stimulimi i kësaj pike mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit, harmonizimin e energjisë në trup, tretje më të mirë, etj… Kjo pikë thuhet se është magjike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251